Lajme
Presidenti i Maqedonisë, Ivanov, për vizitë në Zvicër
Zvicra mban marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë që nga viti 1994. Ajo merr pjesë në projekte zhvillimore bilaterale prej më shumë se njëzet vitesh
Të mërkurën, më 15 tetor, presidenti i Federatës së Zvicrës, Didier Burkhalter ka pritur presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov në një vizitë zyrtare që ai po i bën Zvicrës. Në qendër të bisedimeve kanë qenë angazhimi i Zvicrës në kuadrin e kryesimit nga ana e saj të OSBE-së, zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor dhe në Uikrainë si dhe marrëdhëniet bilaterale.
Dy homologët kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet intensive në mes të dy vendeve që mbështeten po ashtu edhe në një gërshetim lidhjesh personale në mes të dy vendeve. Në Zvicër jetojnë reth 90 mijë veta me prejardhje nga Maqedonia, thuhet në komunikatën e Departamentit të Punëve të Jashtme të Zvicrës.
Presidenti Burkhalter gjatë bisedës ka përkujtuar mbështetjen shumëvjeçare të Zvicrës për transformimin e Maqedonisë në një shtet demokratik me ekonomi tregu si dhe në kuadrin e përpjekjeve të afrimit të saj me BE-në.
Zvicra mban marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë që nga viti 1994. Ajo merr pjesë në projekte zhvillimore bilaterale prej më shumë se njëzet vitesh. Nga viti 1996 Maqedonia është një ndër shtyllat e bashkëpunimit të Zvicrës me vendet e lindjes. Në strategjinë aktuale të kooperimit 2013-2016 parashihen 85 milionë franga që do të jepen si mbështetje për procesin e reformave në fushën e decentralizimit, ekonomisë, furnizimit me ujë dhe mbrojtjes së natyrës.
Situata politike në Ballkanin Perëndimor ka qenë tema tjetër e bisedës. Marrë parasysh rolin e saj si kryesuese e OSBE-së, për këtë vit Zvicra angazhohet me prioritet për marrëdhënie stabile, pajtim dhe bashkëpunim.
Tema e cila po ashtu është rrahur në takimin Burkhalter-Ivanov ka qenë roli i OSBE-së në arritjen e paqes në Ukrainë. Presidenti i Zvicrës ka falënderuar homologun e tij maqedonas për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë misionit të OSBE-së në Ukrainë, thuhet në komunikatën e Departamentit të Punëve të Jashtme te Zvicrës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













