Kosova
Presidenti i Shqipërisë kërkon koordinimin me Kosovën përballë krizës demografike
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, kushtuar temës “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës”, ka deklaruar se valës së ndryshimit demografik duhet t’i paraprijmë me strategji afatgjata dhe politika të mirëmenduara e të koordinuara.
Ai paralajmëroi se zhvillimet aktuale dhe ato të ardhshme demografike po prekin themelet e shoqërisë shqiptare, sigurinë, familjen, punësimin dhe mirëqenien, duke theksuar se çdo vonesë në reagim do të ketë pasoja të pakthyeshme. “Parashikimet pesimiste dhe aktualiteti shqetësues demografik tregojnë se nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
Begaj theksoi kontradiktat që po përjeton tregu i punës në vend dhe në rajon, ku mungesa e fuqisë punëtore bashkëjeton me papunësinë e lartë të të rinjve.
“Kjo kontradiktë është një paradoks që kërkon politika të reja, vizionare dhe afatgjata. Tregu i punës kërkon punonjës me aftësi të reja në teknologji, informacion, shërbime të specializuara dhe inovacion. Ky është një ndryshim strukturor që kërkon menaxhim të përgjegjshëm, që zhvillimi të ruajë karakterin social dhe kohezionin kombëtar”, theksoi ai.
Ai e cilësoi situatën demografike si çështje që prek edhe sigurinë kombëtare, duke nënvizuar se pasojat nuk kufizohen vetëm në ekonomi.
“Zhvillimet negative demografike sjellin uljen e bazës tatimore, dobësimin e aftësisë prodhuese dhe mbingarkimin e sistemeve të pensioneve dhe të shëndetësisë. Shpopullimi i zonave rurale dhe kufitare dëmton kohezionin social dhe kontrollin territorial, ndërsa emigracioni i të rinjve zvogëlon kapitalin njerëzor dhe kapacitetin mbrojtës të vendit”, deklaroi Begaj.
Presidenti i përshëndeti nismat që po zbatohen në Shqipëri dhe Kosovë për rritjen e lindshmërisë, përmirësimin e cilësisë së jetës, kujdesin ndaj të moshuarve dhe integrimin e faktorëve demografikë në planifikimin ekonomik kombëtar, por kërkoi që strategjitë dhe politikat të zbatohen me përpikëri e pa vonesa.
“Politikat dhe strategjitë duhen jo vetëm të zbatohen me kujdes, por efektshmëria e tyre duhet matur dhe ndjekur me vëmendje. Nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një shans të dytë nesër”, tha ai, shkruan VizionPlus.
Begaj e konsideroi jetike forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të tregut të punës, duke vlerësuar se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët mund të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë. “Ne kemi nevojë për një treg më të bashkuar dhe më të koordinuar, që i gjithë rajoni të bëhet më tërheqës për investime dhe projekte të përbashkëta zhvillimi. Vetëm kështu mund të krijojmë më shumë qëndrueshmëri dhe më shumë shpresë për brezat e rinj. Në këtë kontekst, procesi i integrimit evropian mbetet rruga më e qëndrueshme për zhvillim afatgjatë dhe zbut disa nga shkaqet e emigracionit”, u shpreh Presidenti i Republikës.
Si përfundim, Begaj bëri thirrje për një përfshirje të gjerë të institucioneve, politikëbërësve, ekspertëve dhe sektorit privat në ndërtimin e politikave të bazuara në dije dhe kërkim shkencor, për t’i dhënë përgjigje sfidës demografike që, sipas tij, përcakton vetë të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kosovës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Linjë e re ndërkombëtare e natës do të ndalet në disa stacione zvicerane Një linjë e re ndërkombëtare e trenit të natës pritet të nisë në vitin 2026, duke... -
Kartat debit më të lira se kartat e kreditit jashtë vendit, tregon analiza në Zvicër -
Rritje e kriminalitetit në zonat urbane, shqetësim në rritje për sigurinë publike -
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të mbajë normat në 0% gjatë vitit -
Furnizimi me energji në Zvicër nuk është në rrezik










