Shqipëria
Presidenti i Shqipërisë në Azerbajxhan, takon Agollin e Lilajn
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka udhëtuar për në Azerbajxhan, ku do të marrë pjesë në Forumin e 7 Global të Bakusë, me temë: “Një Politikë e Jashtme e Re”.
Me këtë rast, Presidenti Meta do të mbajë një fjalë në hapje të Forumit dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, si dhe homologë të tjerë pjesëmarrës në Forum.
Me mbërritjen e tij në kryeqytetin e Azerbajxhanit, takimin e parë Meta e bëri me dy futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Ansi Agollin dhe Sabien Lilajn.
Meta i cilësoi si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë futbollistët, duke shpërndarë edhe foton me ta në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












