Shqipëria
Presidenti Meta nuk e dekreton Gent Cakajn si ministër në Shqipëri
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka refuzuar të dekretojë emërimin e Gent Cakajt si ministër për Europë dhe Punë të Jashtme.
Meta ka thënë se Cakaj nuk ka përvojë dhe se i njëjti ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.
Cakaj është i vetmi ministër, i cili është propozuar nga ana e kryeministrit Rama dhe nuk është dekretuar.
Ministrat e tjerë të propozuar nga Rama janë dekretuar.
Ministrat e dekretuar janë: Besa Shahini, ministre e Arsimit në vend të Lindita Nikollit,Anila Denaj, në vend të Arben Ahmetajt si ministre e Financave dhe e Ekonomisë, Belinda Balluku si ministre e Infrastrukturës në vend të Damian Gjiknurit dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












