Lajme
Presidenti Thaçi dekreton 53 gjyqtarë të rinj
Gjyqtarët e rinj e kanë bërë betimin dhe janë zotuar që do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën me një ceremoni të veçantë dekretoi emërimin e 53 gjyqtarëve të rinj.
Në fjalën e tij, presidenti Thaçi tha se Republika e Kosovës përgjatë viteve të fundit ka bërë dhe po bën reforma në vazhdimësi, me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor të funksionojë sa më mirë. Presidenti ka shtuar se në Republikën e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, ka filluar një jetë e re, jetë me plotë dinamizëm dhe zhvillim, në të gjitha fushat, prandaj na duhet një punë e palodhshme, në veçanti në fushën e drejtësisë.
Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë punuar në plotësimin e legjislacionit që do të bëjë më të lehtë punën e gjyqtarëve. “Të gjithë duhet të jemi të angazhuar për respektimin e rendit juridik dhe kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës, më qëllim të ecjes përpara dhe që të jemi krah-për-krah me vendet e zhvilluara e demokratike”, ka thënë presidenti.
Gjyqtarët e rinj e kanë bërë betimin dhe janë zotuar që do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












