Maqedonia
Nuk vihet në dyshim identiteti i gjuhës maqedonase
“Nuk ka dyshim, gjuha maqedonase është e juaja dhe ne e respektojmë”. Kështu deklaroi presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen në fjalën e saj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.
“I dëgjova me kujdes shqetësimet për gjuhën dhe identitetin. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë këtë plotësisht. Për këtë shkak, në propozimin francez qëndron ‘gjuha maqedonase, pa kualifikime nga Bashkimi Evropian. Propozimi e respekton gjithashtu edhe identitetin tuaj. Parimi i vetëvendosjes është me rëndësi të veçantë për ne. Mund të llogarisni te unë si kryetare e Komisionit Evropian se do të sigurohem që procesi i anëtarësimit të respektojë parimet dhe standardet evropiane”, u shpreh zyrtarja e lartë e BE-së.
Ajo shtoi se propozimi francez për zgjidhjen e situatës me Bullgarinë, respekton identitetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
“Propozimi respekton identitetin tuaj kombëtar. Para i vetë-identifikimit është i rëndësishëm për secilin prej nesh. Ju mund të mbështeteni tek unë si Presidente e KE-së për të siguruar se procesi i anëtarësimit do të respektojë rreptësisht parimet dhe standardet europiane. Shoqëria juaj është një shoqëri e suksesshme multietnike dhe e reflekton moton e BE-së”, u shpreh presidentja e KE-së, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











