Lajme
I drejtohet gjykatës për Marrëveshjen e Brukselit
Presidentja Atifete Jahjaga kërkon nga Gjykata Kushtetuesja që ta interpretojë Marrëveshjen për Asociacionin nëse është në përputhshmërinë me Kushtetutën apo jo
Bllokada dy muajsh e Kuvendit të Kosovës dhe thellimi i mosmarrëveshje pozitë-opozitë për marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka shtyrë presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim.
Jahjaga kërkon nga Kushtetuesja që ta interpretojë marrëveshjen nëse është në përputhshmërinë me Kushtetutën apo jo.
Ky vendimi i Jahjagës ka nxitur reagime në Beograd. Qeveria e Aleksandër Vuçiqit ka kërkuar menjëherë ndërhyrjen e Bashkimit Evropian si ndërmjetësues në bisedimet e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq është shprehur se prej Prishtinës gjithçka mund të pritet dhe në këtë rast, “bëhet fjalë për një lajm shumë të keq”.
“Synimi i Prishtinës që ta pezullojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe ta dërgojë po atë marrëveshje për shqyrtim dhe vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, është një mesazh i keq dhe negative për të gjithë serbët e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.
Ai po ashtu tha se pala nga Kosova nuk po i përmbush marrëveshjet e arritura gjatë bisedimeve në Bruksel. “E ardhmja e dialogut varet nga gatishmëria e Prishtinës për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura, sidomos atë të AKS-së”, ka përfunduar Vuçiq.
Mirëpo, partitë opozitare nuk presin asgjë nga kjo Gjykatë, e cila sipas tyre, është e dirigjuar nga Politika.
Anëtarja e Kryesisë së Kuvendit nga radhët Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aida Dërguti, ka thënë se Gjykata Kushtetuese është institucion i kapur nga pushteti dhe se ky institucion e ka humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin. Ajo një dit më parë tha se Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar kërkesës së “Vetëvendosjes” për të vlerësuar Marrëveshjen e 19 prillit 3013.
Ndërkohë, edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se kjo marrëveshje është derivat i Marrëveshjes së 19 prillit, e cila është marrëveshje ndërkombëtare e që është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 87 vota. Kështu, sipas Hasanit, Gjykata Kushtetuese nuk mund të shqyrtojë marrëveshjet ndërkombëtare pasi ato të jenë miratuar.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se nëse Gjykata Kushtetuese konsideron se marrëveshja nuk janë kompaktibile, atëherë nuk do t’i zbatojë ato. Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës, që të jenë të qetë dhe mos të shqetësohen me këtë interpretim.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau








