Lajme
Presidentja e Zvicrës tregon biseden që bëri me Donald Trump
Presidentja e Zvicrës: “Nuk e di nëse e binda unë Trumpin”, “ia shpjegova situatën tonë”
Së fundmi në një deklaratë për media, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter tregon lidhur me biseden e saj me presidentin amaerikan Donald Trump për pezullimin e tarifave amerikane, përcjell albinfo.ch.
“Nuk e di nëse isha unë ai që e bindi atë. Ndoshta ishte një kombinim faktorësh, duke përfshirë telefonatën time.” Kështu ka deklaruar presidentja e Konfederatës, Karin Keller-Sutter, duke folur për tërheqjen e Trumpit ndaj tarifave, në një intervistë për “La Repubblica” të publikuar të shtunën.
Referuar gazetës italiane, telefonata e fundit përpara masës ishte nga këshilltarja federale, e shqetësuar për tarifat 31% për Zvicrën, të cilat që atëherë janë pezulluar për një periudhë prej 90 ditësh.
“Ishte një bisedë miqësore dhe e drejtë. Një diskutim shumë i hapur,” tha kreu i Departamentit Federal të Financave. “Kam pasur rastin t’i shpjegoj situatën e ekonomisë zvicerane presidentit amerikan. I thashë se ne jemi një vend që padyshim ka eksporte të mëdha, por ne jemi vetëm nëntë milionë banorë. Dhe gjithashtu pata mundësinë t’i shpjegoj se Zvicra është një investitor i drejtpërdrejtë shumë i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara.”
“E bëra të qartë gjithashtu,” vazhdoi presidentja e Konfederatës, “se kompanitë zvicerane janë gati dhe po planifikojnë të investojnë shumë në vitet e ardhshme. Por ato kanë nevojë për njëfarë sigurie, një sinjal dhe nuk mund të ndëshkohen me tarifa të larta. Nëse vërtet do të kisha qenë unë ajo që do ta bindja, atëherë do ta telefonoja çdo ditë. Besoj [megjithatë] ky është një spekulim i pastër.”
Sipas saj, “gjendja me këto tarifa të larta në të gjithë botën është shumë e keqe për tregtinë ndërkombëtare, ajo çon në një recesion të ekonomisë botërore”.
Dje (e premte), në një intervistë për agjencinë Keystone-ATS, Këshilltarja Federale tha se Presidenti Trump do të shqyrtojë situatën në Zvicër dhe më pas do të kontaktojë Konfederatën. “Tani është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje me Shtetet e Bashkuara që të jetë e pranueshme nga të dyja palët,” theksoi ajo në Varshavë në margjinat e një takimi të Këshillit të Ministrave të Ekonomisë dhe Financave të Bashkimit Evropian, ku u ftua të merrte pjesë nga presidenca e rradhës polake.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












