Tematike
Presidentja Sommaruga vendosi kurorë për viktimat e Aushvicit
Sommaruga: "Sa jetë mund të kishin shpëtuar nëse më shumë burra dhe gra në Evropë do t'i kishin thënë "Jo" antisemitizmit dhe racizmit në atë kohë?"
Presidentja Federale e Zvicrës, Simonetta Sommaruga, ka udhëtuar të hënën në Aushvic-Birkenau për të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit për Viktimat e Holokaustit. Ajo është shoqëruar nga të mbijetuarit zviceranë të Holokaustit dhe nga dy studentë, shkruan agjencia e lajmeve SDA.
Presidentja me këtë rast ka vendosur një kurorë në ish-kampin shfarosës Aushvic-Birkenau për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të kampit.
“Edhe njerëz nga Zvicra janë arrestuar gjithashtu në kampe përqendrimi, pothuajse gjysma e tyre janë vrarë atje”, ka shkruar Sommaruga në librin e kujtimeve në muzeun e Auschvicit, transmeton albinfo.ch. “Prandaj do të dëshiroja t’ju kujtoja sot, se mendimet e mia janë edhe me të mbijetuarit zviceranë, të cilët pas luftës u trajtuan në mënyrë refuzuese dhe me indiferencë”, ka vazhduar ajo më tej.
“Sa jetë mund të kishin shpëtuar nëse më shumë burra dhe gra në Evropë do t’i kishin thënë “Jo” antisemitizmit dhe racizmit në atë kohë?”, ka shtruar pyetjen Presidentja Federale.
Ajo shpreson se krimet e ngjashme mund të parandalohen përgjithmonë dhe se do të ketë guxim për t’u përballur me regjimet e padrejtësisë. Gabimet e së kaluarës nuk mund të zhbëhen. Por ne mund të mësojmë prej tyre, duke i parë me sy kritik”, ka shkruar Sommaruga në mesazhin e saj në librin përkujtimor në muzeun e Aushvicit.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













