Kosova
Presidentja u vonua, dështon takimi për Asociacionin me AAK-në
Ka dështuar të mbahet takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë së hënës.
Në një përgjigje për media, AAK-ja tha të martën se ka pasur vullnet të mirë për të diskutuar mbi Draftstatutin e Asociacionit, por “presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo”.
“E kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj, ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë zëdhënësi i partisë opozitare, Kushtrim Xhemaili.
Osmani pati paralajmëruar takime me liderët opozitarë. Të hënën u takua me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku u diskutua për draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













