Lajme
Pretendentët e çmimit Nobel për Paqe, nga Papa Francesku te Greta Tuhmberg e deri te Angela Merkel
Më 11 tetor në Oslo do të shpallet fituesi i Nobelit për Paqen 2019. Po kush janë kandidaturat që do të rivalizojnë për çmimin e madh?
Papa Francesku, Papa i parë jo europian, mund të shpallet fitues i ‘Nobel për Paqen 2019’. Papa Francesku karakterizohet për revolucionarizimin e kishës, luftën kundër varfërisë dhe heqjen dorë nga shumë privilegje
Greta Thunberg, suedezja 16 vjeçare është një tjetër kandidaturë mjaftë e fortë. Thunberg është bërë simbol i protestave anti qeveritare në mbrotje të klimës dhe për politika zhvillimi që reduktojne deri në eleminin, gazrat serë në atmosferë.
Emri i saj pushtoi faqet e para të shtypit mbarë botërorë pas fjalimit që ajo mbajti në Samitin e OKB për klimën, teksa akuzoi liderët botërorë me fjalët: ‘Si guxoni? Keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe’.
Ajo është fituese edhe e çmimit ‘Nobel Alternativ’ që nderon njerëzit të cilët angazhohen për problemet globale.
Kancelarja Angela Merkel është gjithashtu kandidate për Nobel përp Paqen 2019. Ky çmim ka shumë gjasa të fitohet prej saj për rolin vendimtar në krizat e refugjatëve dhe çështjen e Ukrainës.
“Kancelarja Angela Merkel ka perspektiva të mëdha për marrjen e çmimit Nobel për Paqen”, shprehet e përditshmja Indeksonline.
Në Oslo, Kristian Berg Harpviken, drejtues i Institutit të Kërkimeve për Paqen (PRIO) dhe prej ekspertëve më të dëgjuar për Nobelin e Paqes, e konfirmon fitoren e lideres gjermane, dhe parashikimet e tij jo rrallëherë kanë qenë të sakta.
“Angela Merkal do ta marrë çmimin Nobel për Paqen”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet












