Lajme
Preteni: Fusha e prokurimit, më e korruptuara
vlera totale e dëmeve nga veprimet e mundshme korruptive, nga të cilat janë bërë 39 kallëzime penale, supozohet të jetë mbi 10 milionë euro
Agjencia Anti Korrupsion e Kosovës në 2011, ka marrë 160 informacione të rasteve të korrupsionit e në të cilat ishin të përfshira gjykatat dhe prokuroritë, si dhe institucionet e tjera të vendit, ka bërë të ditur shefi i kësaj agjencie, Hasan Preteni, pas dorëzimit të raportit vjetor në qeveri.
Në raport , sipas tij, janë përfshirë të gjitha rastet që kanë të bëjnë me vepra penale të korrupsionit si dhe mosdeklarimit të pasurisë nga personat zyrtarë.
Shefi i Agjencisë Anti Korruocion të Kosovës, Hasan Preteni, ka theksuar se në 39 raste të përcjella në prokurori, janë denoncuar 121 persona.
Fusha më e atakuar nga dukuria e korrupsionit, sipas tij, mbetet ajo e prokurimit.
Preteni ka thënë se 11 raste korruptive janë evidentuar nëpër gjykatat e vendit, 60 të tjera në institucione të pavarura, 30 në Qeveri, 56 raste të pushtetit lokal, si dhe 3 raste në prokuroritë e vendit.
Ai ka theksuar se vlera totale e dëmeve nga veprimet e mundshme korruptive, nga të cilat janë bërë 39 kallëzime penale, supozohet të jetë mbi 10 milionë euro.
Preteni ka mohuar të ketë presion nga Qeveria, duke thënë se nuk ka presion politik dhe se në asnjë moment nuk do t’i pranonte presionet nga jashtë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











