Lajme
Prezantohen në Austri letrat me vlerë dedikuar diasporës
Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, pas Zvicrës ka zgjedhur si destinacion Austrinë, për të shpalosur letrat me vlerë që quhen „Bono për Diasporën“.
Me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve në Austri ka diskutuar për mundësitë e investimeve në Kosovë, ndërsa ka njoftuar se këtë vit, për herë të pare, do të emetohen letra me vlerë dedikuar diasporës kosovare.
“Këto letra me vlerë do të quhen “Bono për Diasporën” dhe do të kenë afat maturimi prej 5 vjetësh, me mundësinë që investimi të shitet nëse paraqitet nevoja. Çdo vit në Kosovë, në formë të remitencave vijnë rreth 600 milionë euro nga diaspora. Kapaciteti financiar nuk shfrytëzohet sa duhet, remitencat shkojnë për konsum ose patundshmëri. Andaj, kjo është një mundësi e shkëlqyeshme investimi për të gjithë bashkatdhetarët tanë, marrë parasysh që me ligj i tërë investimi është i garantuar nga shteti, por edhe interesi i fituar është i liruar nga tatimi”, shtoi ministri Hoti.
Siç njofton Ministria e Financave, Hoti bëri të ditur se ky instrument ka për qëllim të nxisë diasporën që të investojë në letrat me vlerë të Qeverisë dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri Hoti gjithashtu bëri të ditur se për Kosovën Bonot janë mundësi e mirë për zhvillim. Interesi që paguhet mbetet në duart e bashkatdhetarëve dhe gjithashtu krijon lidhje më të forta financiare me diasporën.
Në këtë takim ministri Avdullah Hoti gjithashtu i ka informuar të pranishmit edhe për reformat që po bën Qeveria e Kosovës për të lehtësuar të bërit biznes në Kosovës.
Si pjesë e këtyre reformave, ai shpalosi para tyre pakon e re fiskale, Ligjin për Investime Strategjike, Fondin Kosovar për Sigurimin e Kredive si dhe Klauzolën e Investimeve.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












