Lajme
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të përbashkët kulturore për komunitetin shqiptar.
Në një atmosferë bashkëpunimi dhe vizioni të përbashkët, në Bern u prezantua një projekt-propozim me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Zvicër: studimi i fizibilitetit për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Projekti u prezantua në prani të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ermal Dredha, Ambasadorit të Republikës së Kosovës, Mentor Latifi, si dhe Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demiri.
Iniciativa vjen nga Lidhja Luginas, e drejtuar nga Tefik Selmani, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të diasporës për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor shqiptar në Zvicër.
Prezantimi i projektit u realizua nga Isak Alimi dhe hulumtuesja arkitekte Arxhenda Lipovica, të cilët shpalosën vizionin dhe rëndësinë e krijimit të një hapësire të përbashkët kulturore për shqiptarët që jetojnë në Zvicër.
Sipas prezantuesve, kjo qendër synon të shërbejë si një pikë referimi për aktivitete kulturore, edukative dhe komunitare, duke forcuar lidhjet mes shqiptarëve në diasporë dhe duke promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare.
Kjo nismë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të komunitetit shqiptar dhe promovimit të kulturës sonë në Zvicër, ndërsa pritet që në të ardhmen të zhvillohen projekte konkrete për realizimin e kësaj qendre kulturore./Albinfo.ch


E-Diaspora
-
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA Ansambli shqiptar në Illinois performoi me valle tradicionale para ndeshjes së Chicago Bulls, duke e kthyer... -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët Kolona deri në 20 kilometra drejt jugut shkakton frustrim te udhëtarët; navigacionet i dërgojnë disa shoferë... -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve













