Lifestyle
Prezantohen në New York rrobat që ndryshuan botën
Muzeu i Artit Modern në New York ka prezantuar ekspozitën e re, e që në fokus ka rreth 111 rroba që patën ndikim të jashtëzakonshëm në botë në 100 vjetët e fundit.
Ekspozita e titulluar “Rrobat: është moda moderne?”, eksploron këtë industri në aspektin tematik që nga fustani i vogël i zi e deri te veshjet e përditshme sportive, përcjell albinfo.ch.
“E rëndësishme për ne ishte të kemi ekspozitë, e cila flet për dizajnet si estetikë dhe modën si politikë dhe që flet për implikimet etike. Dhe, kjo ishte shumë e qartë, meqë i fliste audiencës së gjerë”, shpjegoi Paola Antoneli, kuratore e lartë e këtij muzeu.
Në rrobat me motive politike janë përfshirë maskat apo rrobat fetare, si hixhabi. E në këtë ekspozitë ndodhet edhe një bluzë sportive, në të cilën shkruan “Kepernik”, emri i personit i cili kishte shkaktuar debat kombëtar në SHBA.
Futbollisti i San Franciscos, Colin Kepernik, ishte gjunjëzuar gjatë një loje në futbollin amerikan në vitin 2016, duke injoruar himnin, gjë që pas tij e bënë edhe shumë futbollistë të tjerë, të cilët presidenti Trump së fundi i ka kritikuar. Ekspozita është e para e këtij lloji që nga viti 1944 dhe do të jetë e hapur deri më 28 janar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












