Zhvillim
Prezantohet Autostrada e tretë kosovare, Prishtinë-Gjilan-Konçul
Autostrada e cila u prezantua sot ka një gjatësi 47.1 kilometra, e cila përbëhet prej shtatë segmenteve. Gjerësia do të jetë 32 metra, ndërsa në kuadër të këtij projekti do të jenë katër ura
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës kanë prezantuar sot para kryetarëve ë komunave të rajonit të Anamoravës, projektin më të infrastrukturor, atë të autostradës së tretë kosovare Prishtinë-Gjilan- Konҫul q njohur si R7.1. Kjo autostradë do të jetë e gjatë rreth 40 kilometra dhe konsiderohet tepër e rëndësishme për vendin.
Projektin e autostradës së tretë e prezantoi ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku:
“Është kënaqësi për mua që të ju drejtohem në këtë takim të rëndësishëm në të cilin po shpalosim disa nga projektet më vitale për ekonominë e Kosovës, me theks në komunën e Gjilanit dhe tërë Anamoravën. Më duhet të theksoj se ky takim konfirmon seriozitetin e Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhmërisë së të gjitha qyteteve dhe vendbanimeve të kësaj ane me tërë Kosovën:, tha ai.
Listën e projekteve të mëdha për Kosovën, siç tha ai, po përmbyllet me autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë në gjatësi prej 50 kilometra, që është edhe arsyeja kryesore e këtij takimi të sotshëm.
“Tanimë ne kemi dorëzuar në BERZH projektin preliminar si dhe draftin fillestar të Vlerësimit të Ndikimit Shoqëror dhe Mjedisor dhe presim përgjigje pozitive nga ata. Në ndërkohë ne po shqyrtojmë edhe mundësinë e fillimit të financimit të segmentit të parë të këtij projekti gjegjësisht segmentin Prishtinë – Gjilan përmes buxhetit të Republikës së Kosovës, gjë që do të reflektohet në buxhetin për vitin 2017”, tha Zharku.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, shprehu falënderimin për Ministrinë e Infrastrukturës, përkatësisht ministrin, Lutfi Zharku, për përkrahjen e madhe në investimet infrastrukturore në këto anë.
Autostrada e cila u prezantua sot ka një gjatësi 47.1 kilometra, e cila përbëhet prej shtatë segmenteve. Gjerësia e kësaj autostrade do të jetë 32 metra. Në kuadër të këtij projekti do të jenë katër ura. Kjo autostradë do të lidhë koridorin 6, 7 dhe 10.
Pjesëmarrës në këtë prezantim ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq, kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryetari i komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviq.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












