Lajme
Prijnë mërgimtarët e Zvicrës për aksidente në komunikacion
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Prizren kanë ndodhur 16 aksidente trafiku, ndërsa në shumicën e raste janë përfshirë bashkatdhetarët nga Zvicra
Bashkatdhetarët kosovarë që kanë ardhur për pushime në vendlindje, po mundohen ta “shfrytëzojnë” maksimalisht lirinë e atdheut. Kufizimet që ua bën shteti zviceran për vozitje të shpejtë, ata po mundohen t`i kompensojnë nëpër udhët e dëmtuara të Kosovës, dhe në shumë raste janë ata shkaktar të aksidenteve në komunikacion.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Rajonin e Prizrenit kanë ndodhur 16 aksidente të trafikut, në të cilat janë lënduar 18 persona dhe është shkaktuar dëm i madh material.
Sipas hetuesve të aksidenteve të trafikut, thuhet se numri më i madh i pjesëmarrësve në aksidente janë nga radhët e kurbetçinjve, kryesisht atyre zviceranë. Sa për ilustrim, në këtë raport thuhet të jenë të përfshira 14 automjete me targa të huaja, dominojnë ato nga Zvicra.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e mirëpret ardhjen e bashkatdhetarëve tanë në pushime, por dëshiron që ata të sjellin kulturën në respektimin e rregullave të trafikut nga shtetet prej nga vijnë. Mirëpo, në Prizren, në kohën kur nuk ka mërgimtarë, ka edhe aksidente shumë të rralla.
Në anën tjetër Policia e Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 73 aksidente pa të lënduar, 29 aksidente me të lënduar dhe një aksident me fatalitet. Por ajo që është më tragjike, të hënën në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident i rëndë me 4 persona të vdekur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










