Gjuha
Prindërit nuk i dërgojnë fëmijët për të mësuar shqipen
Naser Iseni, Murat Ademi dhe Arianda Zeka, këshilltarë në Ecublens, në Kantonin Vaud, janë duke trokitur derë më derë nëpër familjet shqiptare në këtë komunë për t’i senzibilizuar prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe.
Këshilltarët komunalë me origjinë shqiptare po bëjnë përpjekje për të hapur për herë të parë dy paralele të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, por kanë hasur në padëgjueshmërinë e prindërve, të cilët hezitojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre të mësojnë shqipen, shkruan albinfo.ch.
Deri tani me shumë vështirësi kanë mbledhur vetëm 20 nxënës, por nuk mjaftojnë për hapjen e dy paraleleve me mësim në gjuhën shqipe.
Naseri Iseni, këshilltar komunal në Ecublens, tha se janë të zhgënjyer me mosintersimin e prindërve për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe.
Ai tha se kanë bërë kërkesë në komunë për të siguruar hapësira shkollore, ku do të zhvillohet mësimi i gjuhë shqipe, por nuk po arrijnë ende të kompletojnë numrin e nxënësve shqiptarë.
“Të gjithë Xherdan Shaqira nuk mund të bëhen në Zvicër. Arsyetimi i prindërve është zakonisht se fëmijët e tyre po ushtrojnë futboll, ndërsa niveli i shqipes është në nivelin më të ulët. Fëmijët fare nuk dinë të komunikojnë në shqip”, tha për albinfo.ch Iseni.
“Nuk mund të ketë bazë as arsyetimi financiar, ngase prindërit paguajnë vetëm 40 franga në muaj për fëmijët e tyre, shumë simbolike”, tha Iseni.
Ecublens është qyteti i 10-të i kantonit Vaud. Më herët ishte konsideruar si fshat, ndërsa tash ka marrë primatin e qytetit.
Në këtë komunë, me 13 mijë banorë, jozyrtarisht thuhet të jetojnë rreth 700 banorë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












