Shkurt.ch
Prindërit që paguajnë për kujdestarë të fëmijëve të tyre, lirohen deri 70% nga tatimi!
Ky ndryshim po bëhet për të motivuar nënat që të punojnë. Nevoja për punën e tyre është rritur pas caktimit të kuotave të zvogëluara të punëtorëve nga jashtë, si pasojë e iniciativës së votuar nga poipulli "kundër migracionit masiv"
Prindërit, për fëmijët e të cilëve kujdesen njerëz jashtë familjes, në të ardhmen do të mund të zbresin shumë më të madhe se tash nga tatimet që paguajnë. Këshilli Federal propozon që lirimi nga tatimet e drejtpërdrejta federale për këta prindër, nga 10 mijë franga sa është tash të caktohet në 25 mijë franga.
Veç kësaj, kantonet do të detyrohen që në këto raste të lejojnë një lirim nga tatimet në shumën prej 10 mijë frangash, transmeton albinfo.ch. Sipas komunikatës së lëshuar nga Këshilli Federal, federata, kantonet dhe komunat si rezultat i këtyre masave do të marrin deri 35 milionë franga në vit më pak në emër të tatimeve.
Mirëpo, shikuar në plan afatgjatë, kontributet do të rifinancoheshin pasi që, siç pret qeveria, në një rast të tillë më shumë prindër do të përcaktoheshin për të punuar.
Ky ndryshim po bëhet për të motivuar nënat që të punojnë. Nevoja për punën e tyre është rritur pas caktimit të kuotave të zvogëluara të punëtorëve nga jashtë, si pasojë e iniciativës së votuar nga poipulli “kundër migracionit masiv”.
Tashti i mbetet Ministrisë së Financave që të ofrojë një propozim konkret.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit










