Kultura
Prishtina afrohet me Delemont-in
Isa Mustafa realizoi takime të frytshme me udhëheqësinë e Jura-s. Pierre Kohler thotë se në pranverë do ta vizitojë Kosovën
Me ftesë të Bashkësisë Shqiptare në Kantonin Jura, gjatë vikendit që shkoi, qëndroi në Zvicër kryetari i Prishtinës dhe i LDK-së, Isa Mustafa. Me këtë rast, ai u takua me kryetarin e qytetit Delemont, z. Pierr Kohler dhe me autoritete tjera të larta kantonale, me të cilët bisedoi për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. “Ishte ky një rast i mirë për të biseduar për shumë çështje të rëndësishme që lidhen kryesisht me bashkëpunimin e ndërsjellë të Delemontit dhe Prishtinës. Jemi pajtuar që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen, sidomos në fushën e rregullimit të ambientit në Prishtinë, pastaj rreth mësimit plotësues për fëmijët shqiptarë dhe bashkëpunimit kulturor. Natyrisht se vend të rëndësishëm në këto takime ka zënë edhe komuniteti shqiptar që jeton dhe punon në këtë kanton, i cili gjithsesi është bërë një urë lidhëse në mes dy popujve. Mund të them se pavarësisht ndonjë rasti që mund të ndodhë, autoritetet politike dhe kantonale të Jurës, çmuan lartë integrimin dhe bashkëpunimin e mirë që kanë me shqiptarët . Ky bashkëpunim do të konkretizohet në pranverën e vitit të ardhshëm, kur pritet ta vizitojë Prishtinën një delegacion i Kantonit Jura”, tha për Albinfo.ch, z. Isa Mustafa.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, Kryetari i Prishtinës dhe i LDK-së, z. Isa Mustafa ka shfrytëzuar rastin t’i takojë edhe anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK-së të cilët i ka informuar lidhur me situatën në Kosovë dhe reformat tjera politike në kuadër të LDK-së.
Pas takimit në mes delegacionit të komunës së Prishtinës të udhëhequr na kryetari Isa Mustafa dhe delegacionit të Kantonit Jura, në një prononcim për Albinfo.ch, kryetari i Delemontit, Pierr Kohler tha veç tjerash se qëllimi i tij ka qenë që ta takojë kryetarin e kryeqytetit të Kosovës për shkak se Delemonti po ashtu është kryeqytet i Kantonit Jura dhe për arsye të relacioneve të shkëlqyeshme me komunitetin kosovar. “Për mua është shumë me rëndësi të takohem me kryetarin e Prishtinës në mënyrë që të krijohet një bashkëpunim në mes Delemontit dhe Prishtinës.
Unë jam shumë i lumtur që kryetari i Prishtinës vjen nj regjionin tonë të vogël. Po ashtu, tani është me rëndësi se edhe Kosova është shtet i pavarur si çdo shtet tjetër dhe është po ashtu e vogël si Kantoni Jura. Për ne kjo është me rëndësi që të rritet bashkëpunimi në mes zviceranëve dhe kosovarëve për ngritjen e mirëqenies së përbashkët. Në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kemi krijuar në mes dy vendeve, unë së bashku me kryetarin e Qeverisë së Kantonit Jura do ta vizitojmë Kosovën në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë z. Kohler.
Në përfundim të vizitës dyditore të kryetarit të Prishtinës dhe të LDK-së, Isa Mustafa në Kantonin Jura, pasditën e së dielës të dy delegacionet morën pjesë në festën e organizuar nga Bashkësia Shqiptare për nderë të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar që u mbajt në sallën e madhe të spektakleve në Glovelier.
Me këtë rast para të pranishmëve u shfaq një program i pasur me këngë e valle shqiptare. U mirëpritën sidomos Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota”, e cila u paraqit me repertorin e saj të pasur, pastaj nxënësit e shkollës me mësim plotësues të udhëhequr nga mësuesja e përkushtuar, Nexhmije Mehmetaj dhe humoristë e këngëtarë tjerë të cilët kënduan këngë për lirinë dhe flamurin.
E-Diaspora
-
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua Një bashkatdhetar, i cili ishte arrestuar sot nga autoritetet serbe gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi, është... -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër -
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Akuza serioze ndaj Aare Seeland Mobil: Shoferët e trenave në kufijtë e durimit Shoferët e trenave të kompanisë zvicerane të transportit publik Aare Seeland Mobil (ASM) kanë ngritur akuza... -
Migros: Punëtorët e larguar nga puna mbeten pa dhurata të Krishtlindjeve -
Këshilli Federal heziton për masa më të forta në mbrojtjen e të rinjve në rrjetet sociale -
Përhapja e qirave Airbnb po rrit pakënaqësinë në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Pritet rritje e çmimeve të ilaçeve në Zvicër













