Lajme
Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë bisedimet për kufirin
Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë thuhet të kenë bërë progres në procesin e bisedimeve të zhvilluara gjatë ditës së djeshme në Bruksel
Bisedimet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit kanë vazhduar sot në Bruksel.
Në mesin e çështjeve për diskutim, një rëndësi e veçantë po i kushtohet menaxhimit të integruar të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Para nisjes së bisedimeve, shefi i ekipit të Serbisë në këtë dialog, Borko Stefanoviq, ka thënë se “ka hapësirë për marrëveshje rreth rregullimit të qarkullimit në vendndalimet administrative, por kjo më së shumti varet nga gatishmëria e palës tjetër për të hequr dorë nga “kërkesat maksimaliste”.
Për Beogradin, Stefanoviq ka thënë se “vendkalimet midis dy vendeve janë dhe do të mbeten pika administrative, pavarësisht imponimeve të palës tjetër”.
Shefja e ekipit të Kosovës në këto bisedime, Edita Tahiri, ka thënë se zgjidhja për vendkalimet kufitare duhet të gjendet “në kuadër të modelit evropian për menaxhim të integruar, në pajtueshmëri me standardet evropiane dhe ligjet e Kushtetutën e Kosovës”
Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë thuhet të kenë bërë progres në procesin e bisedimeve të zhvilluara gjatë ditës së djeshme në Bruksel.
Ky është rrethi i tetë i bisedimeve në mes të të dyja shteteve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











