Lajme
Prishtina me Qendër për Zhvillimin e Karrierës
E ndihmuar nga “Helvetas Swiss Intercooperation”, kjo është qendra e parë që synon lidhjen e shkollave profesionale me tregun e punës
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Qeverinë e Zvicrës ka meremetuar një shkollë të braktisur politike, duke e rikthyer në Qendër për Zhvillim të Karrierës. E ndihmuar nga “Helvetas Swiss Intercooperation”, kjo është qendra e parë që synon lidhjen e shkollave profesionale me tregun e punës.
Kjo qendër, siç u tha në inaugurim, synon t’i ndihmojë të rinjtë e shkollave profesionale në ndërtimin e karrierës si dhe për të fituar njohuri, aftësi dhe nevojën e duhur për të shqyrtuar alternativat e tregut të punës.
“Shkollimi që bëhet në shkollat profesionale dhe jo vetëm, nuk i pajisë të rinjtë me aftësitë që kërkohen në treg. Në lidhje me këtë të fundit, shkollat dhe universitete janë të mbushura me studentë, mirëpo kompanitë private dhe investitorët gjithnjë ankohen për mungesë të aftësisë në punë… Kjo qendër të shërbejë si hallkë lidhëse në mes studentëve dhe të rinjve të papunë, shkollave profesionale dhe bizneseve. Çelësi i suksesit është gjithmonë në bashkëpunim”, tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Ndërsa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i shpreh shumë i kënaqur me hapjen e kësaj qendre, derisa falënderoi Qeverinë e Zvicrës dhe të Mbretërisë së Bashkuar që mundësuan, që kjo shkolla e braktisur politike të kthehet në Qendër për Zhvillim të Karrierës.
“Unë besoj që kjo Qendër do të jetë, resurs apo burim për të gjithë nxënësit që të kuptojnë më mirë, se çka duan të bëjnë në jetë dhe cili profesion ndoshta iu garanton një jetë me sukses dhe natyrisht një jetë profesionale”, tha Ahmeti.
Ndërkaq, Patrick Etienne, drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, në Kosovë, që ndihmoi këtë projekt, tha se kjo qendër ndihmon që punësimi të bëhet në bazë të meritave dhe jo si ka ndodhur deri tani, me baza klienteliste.
“Ky sistemi i zhvillimit të aftësive të shkollimit profesional kërkon përkushtim dhe përfshirjen e shumë partnerëve të ndryshëm, që në vete përfshijnë edhe sfidat e shumta. Megjithatë mendojë që kjo është mënyra më e mirë për të shkuar përpara”, deklaroi përfaqësuesi helvetik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











