Sport
Prishtina mundi Drita Kosovën (Foto)
Fituesja e Kupës së Kosovës FC “Prishtina” dhe fituesja e Kupës së Kosovës për klubet në Diasporë SC “Drita-Kosova”, u takuan në Prishtinë, ku kryeqytetasit fituan me rezultat 4:1
Në Prishtinë u zhvillua ndeshja revyale, tashmë tradicionale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës FC “Prishtina” dhe fituesit të Kupës së Kosovës për klubet në Diasporë SC “Drita-Kosova”, shkruan albinfo.ch
Ndeshje ishte e mirë, korrekte dhe e pëlqyeshme për ata dhjetëra shikues sa kishin ardhur për ta ndjekur këtë takim.
Futbollistët e Prishtinës ishin më të mirë, por edhe skuadra shqiptare nga Gjermania SC “Drita-Kosova” Konwerstheime u tregua rivale e denjë dhe pati disa raste shënimi dhe ndërtoi shumë aksione të rrjedhshme.
Në fund kapitenit Prishtinës, Shend Kelmendit kupën ia dorëzoi ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati. Ndërsa nga një medalje për gjyqtarët i dorëzoi Myftar Dragidella menaxher i FFSHGJ-së.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













