Lajme
Prishtina, qyteti ku më së vështiri bëhet biznes
Nga 22 qytete të shteteve të ndryshme të Evropës Juglindore, Prishtina mbetet qyteti ku më së vështiri bëhet biznes
Me këtë konstatim ka dalë Banka Botërore, në raportin e tij të fundit “Të bërit biznes në Evropën Juglindore 2011”.
“Ekonomitë e Evropës Juglindore kanë vazhduar reformën rregullatore për bizneset pavarësisht krizës financiare globale. Rezultatet tregojnë se të gjitha 19 qytetet e vlerësuara në raportin e vitit 2008 janë përmirësuar në të paktën një prej katër fushave rregullatore të vlerësuara – hapja e biznesit, marrja e lejeve të ndërtimit, regjistrimi i pronës dhe zbatimi i kontratave”.
“Në të gjithë rajonin kostoja mesatare për të nisur një biznes është ulur nga 22 në 13 përqind të të ardhurave mesatare për frymë. Koha mesatare që nevojitet për të përpunuar lejet e ndërtimit dhe për të regjistruar pronën është reduktuar me më shumë se një muaj”, thuhet mes tjerash në raport.
Shkupi ka bërë progresin më të madh duke realizuar reforma.
“Është më lehtë të marrësh lejet e ndërtimit në Nikshiq dhe të transferosh pronën në Balti dhe Kishinau të Moldavisë. Shkupi dhe Banja Luka kanë bërë progresin më të madh duke realizuar reforma, kurse është më e vështirë të nisësh një biznes në Prishtinë, të regjistrosh pronën në Mostar dhe të zbatosh një kontratë në Prizren. Marrja e lejeve të ndërtimit është më e vështirë në Beograd”, vlerëson raporti.
Derisa në Shkup, një kompani duhet të pres tre ditë për të regjistruar dhe nisur punën, në Prishtinë, thotë raporti i Bankës Botërore, kjo procedurë zgjat dy muaj.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













