Lajme
Prishtina shuan “etjen”, inauguron fabrikën 35 milionëshe të ujit
“Sot fillon testimi i furnizimit 24 orë me ujë për kryeqytetin tonë”, ka shkruar në facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Fabrika e re ka kushtuar 35 milionë euro
Që nga dita e sotme, qytetarët e Prishtinës dhe komunave rreth saj, Fushë-Kosovës, Obiliqit, Graçanica, Podujeva, Lypjani.. do ta zgjidhin problemin e ujit. Sot në mesditë do të promovohet Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj e cila ka kushtuar 35 milionë eurove. Ky investim i siguron Prishtinës 24 orë ujë pandërprere.
Investimi në fabrikën e Shkabajt do t’i rrisë sasitë e ujit, në fazën e parë prej 700 litrash në sekondë, me mundësi rritje edhe për 500 litra të tjera.
Kostoja e kësaj fabrike ka shkuar 35 milionë euro, me financim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me 5 milionë, Komisioni Evropian me 5 milionë euro, Komuna e Prishtinës me 5 milionë euro, dhe 20 milionë nga Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” e cila ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim.
Projekti përmban komponentët: Ndërtimi i Fabrikës së re të ujit dhe ndërtimi i rrjetit të ri dhe stacionit të pompimit, që mundësojnë kyçjen e fabrikës së re të ujit në kanalin e Ibrit dhe në rrjetin tjetër ekzistues.
“Sot fillon testimi i furnizimit 24 orë me ujë për kryeqytetin tonë”, ka shkruar në facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në ceremoninë inauguruese pjesëmarrës do të jenë: kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ministri i Financave Avdullah Hoti, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmerti, shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, ambasadorja e Gjermanisë Angelika Viets, Drejtori i KFW-së Roland Siller.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










