Kosova
Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një foshnje e porsalindur brenda një qese
Në Matiqan të Prishtinës është gjetur një foshnje e porsalindur pa shenja jete brenda një qese në një deponi mbeturinash.
Në lidhje me këtë ngjarje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se hetimet janë në proces dhe se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se sot është gjendur një foshnje pa shenja jete, si dhe Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me çështjen në fjalë”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin, transmeton albinfo.ch.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci policia ka marrë informatën sot rreth orës 11:00.
“Policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën ‘Qëndresa’, në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.
Tutje ai tha se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












