Shkurt.ch
Priten çmime enorme të benzinës
Çmimet e benzinës dhe naftës do të vazhdojë të rriten, pavarësisht vlerës rekorde të ulët të dollarit
Vozitja me veturë po bëhet e shtrenjtë në Zvicër. Janë paralajmëruar çmime enorme të benzinës.
“Pas Festës se Pashkëve, çmimet do të jenë edhe më të shtrenjta”, ka thënë për 20minuten, Rolf Hartl, drejtor i rrjetit të shoqatave zvicerane të naftës.
Sipas naftëtarëve zviceranë nuk përjashtohet mundësia që në disa pompa të benzinës në Zvicër, të rriten çmimet e derivateve të naftës deri në 2 franga për litër. Një çmim i tillë rekord ishte gjatë verës së vitit 2008.
Gjatë muajit janar, mesatarja e një litre benzinë sillej prej 95 deri 1,68 franga.
Arsyet kryesore për rritjen e çmimeve të benzinës sipas naftëtarëve janë trazirat e vazhdueshme në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
Shtrenjtimi i çmimit tëderivateve të naftës deri në 2 franga pritet të stabilizojë vlerën e dollarit. Këtyre ditëve një dollar ka kushtuar më pak se 90 rape.
Nëse keni plane të udhëtoni dikund për festën e pashkëve, mirë do të ishte ta mbushni rezervarin e automjetit tuaj para ditës së premte.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025











