Lajme
Pritet ende rritje e çmimit të naftës në Zvicër
Nafta arrin nivelin më të lartë në katër vjet, ndërsa kriza në Ngushticën e Hormuzit rrit shqetësimet për tregjet globale.
Çmimi i naftës ka shënuar rritje të fortë në tregjet ndërkombëtare, duke arritur nivelin më të lartë të katër viteve të fundit. Nafta e llojit Brent nga Deti i Veriut është rritur mbi 126 dollarë për fuçi, një nivel që nuk ishte parë që nga fillimi i vitit 2022, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë e kësaj rritjeje, priten edhe çmime më të larta në pompat e karburanteve. Aktualisht, sipas të dhënave të TCS, litri i benzinës pa plumb 95 kushton mesatarisht 1.90 franga zvicerane, ndërsa dizeli arrin deri në 2.17 franga për litër.
Rritja e çmimit të naftës lidhet drejtpërdrejt me tensionet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe luftën në Iran. Tregtarët e tregjeve të energjisë po ndjekin me shqetësim negociatat mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa frika kryesore mbetet mbyllja e zgjatur e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit.
Kjo situatë po krijon pasiguri në tregjet ndërkombëtare dhe mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë zvicerane dhe çmimet për konsumatorët. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran Për të financuar pagesën e 13-të të pensionit të pleqërisë, TVSH-ja do të rritet me 0.4... -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër?












