Lajme
Pritet lansimi i video-lojës “War of Kosovo: 2033”
Kjo lojë do të ketë misione luftimi në qytete të ndryshme të Kosovës
Kompania e Zhvillimit të Lojërave, Am Develop, do të lansojë video-lojën me luftime me shumë lojtarë që do të titullohet War of Kosovo: 2033.
War of Kosovo: 2033 do të jetë një lojë ku avatarët do të kryejnë misione në qytete të ndryshme të Kosovës. Loja përfaqëson një luftë që do të zhvillohet në kohët moderne në të cilën do të jetë viti 2033.
Kjo video-lojë do të jetë me shumë sezone, dhe në kuadër të kësaj secili sezon do të vazhdojë me qytete të reja.
Sezoni i parë i lojës do të jetë në qytetin e Prizrenit për të vazhduar më pas në sezonin pasues në qytetin e Prishtinës.
Loja do të jetë në gjuhen shqipe dhe në gjuhën angleze, shkruan Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











