Lajme
Pritet rritje e çmimit të naftës
Prodhuesit më të mëdhenj të naftës, me në krye Arabinë Saudite kanë marrë vendim për reduktimin e furnizimeve me naftë papërpunuar. Të njëjtën gjë po bën edhe Rusia. Në teori, një ulje e sasisë së naftës që rrjedh në rafineri do të nënkuptojë çmime më të larta të karburantit dhe mund ta rrisë inflacionin në SHBA dhe Evropë, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albifno.ch
Vendimi i prodhuesve të naftës, shumë prej tyre anëtarë të OPEC-ut, për të ulur prodhimin me më shumë se 1 milion fuçi në ditë vjen pasi çmimet standarde të naftës së papërpunuar ndërkombëtare ranë. Ky shkurtim i shtohet një uljeje prej 2 milionë fuçish në ditë të njoftuar në tetor. Të dy shkurtimet përbëjnë rreth 3% të furnizimit botëror të naftës.
Arabia Saudite, anëtari kryesor i OPEC-ut, tha të dielën se kjo masë është “parandaluese” për të shmangur një rënie më të thellë të çmimeve të naftës.
Megjithatë, kjo do të mund të çonte në zbutjen e sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë.
Çmimet e naftës ranë nga nivelet më të larta prej mbi 120 dollarë për fuçi verën e kaluar në 73 dollarë muajin e kaluar. Çmimet u rritën pas njoftimit të së dielës, në rreth 85 dollarë të hënën, duke u rritur me 6%. Qëllimi tani është të shmanget “një rënie të vazhdueshme të çmimit të naftës” në nivele nën 70 dollarë për fuçi, gjë që do të ishte “shumë negative” për ekonomitë prodhuese, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












