Kriza në Ukrainë
Pritet të krijohet Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Ukrainë
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PSVE) u ka bërë thirrje 46 anëtarëve të saja që të krijojnë urgjentisht një Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë të bazuar në parimin e juridiksionit universal, në mënyrë që të sillen para drejtësisë autorët e krimeve të luftës në Ukrainë.
Asambleja miratoi njëzëri një rezolutë në sesionin pranveror në Strasburg, Francë, ku Rusia fajësohet për shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Rezoluta thekson se ata janë të tmerruar nga raportet për shfrytëzimin e përdhunimit dhe torturës si armë lufte dhe kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për krime në qytetin e Buchas, i cili ”në mënyrë cinike inkurajoi trupat ruse të vazhdojnë veprime të ngjashme”.
Asambleja u bëri thirrje vendeve anëtare që të përdorin parimin e juridiksionit universal për të hetuar dhe ndjekur penalisht kryerësit e krimeve jashtë territorit të tij.
Sipas rezolutës, gjykata duhet të ketë mandat për “hetime dhe ndjekje penale ndaj kriminelëve”, siç përcaktohet nga e drejta ndërkombëtare, shkruan në njoftimin e PSVE-së.
Gjykata duhet gjithashtu “të ketë fuqinë të lëshojë urdhër-arreste ndërkombëtare, jo të kufizohet nga imuniteti i shtetit”, tha ai.
Këshilli e dëboi Rusinë në muajin mars për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe lirive themelore si rezultat i agresionit të Moskës në Ukrainë./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













