E-Diaspora
Pritje e ngrohtë nga publiku shqiptar në Bernë për filmin “I love Tropoja”
Një prezantim i tipit gala, me foto shooting, mbi tapet të kuq në hollin e kinemasë i ka prirë shfaqjes së filmit në njërën nga sallat e mëdha të kompleksit “Pathe”
Pas një suksesi të madh komercial që ka përjetuar në Shqipëri, filmi komedi “I love Tropoja” ka nisur edhe rrugën e tij në tregun ndërkombëtar. Zvicra, gjegjësisht kinemaja e rrjetit “Pathe” në Bernë ka qenë stacioni i parë i kësaj rruge ndërsa platforma albinfo.ch është partner medial i këtij filmi në Zvicër.
Gjykuar sipas asaj që u pa mbrëmë në premierë, shanset duken të mira që filmi të gjejë shikuesin e tij edhe në Zvicër, sigurisht, në mesin e diasporës së këtushme të madhe shqiptare.
Një prezantim i tipit gala, me foto shooting, mbi tapet të kuq në hollin e kinemasë i ka prirë shfaqjes së filmit në njërën nga sallat e mëdha të kompleksit “Pathe”. Aktorët kryesorë të filmit kanë parakaluar dhe janë fotografuar para pllakatit të madh të filmit, duke u dhënë pastaj kënaqësinë edhe shikuesve që të bëjnë fotografi me ta.
Në sallën e kinemasë, regjisori, producenti dhe aktori kryesor i filmit, Ermal Mamaqi, para fillimit të filmit ka bërë një prezantim të projektit. Ai ka theksuar me këtë rast se bëhet fjalë për një komedi që, sipas tij, godet paragjykimet, në këtë rast ato ndaj një regjioni si Tropoja. Ai ka thënë se filmi i tij e bën publikun ehe të mendojë, përveç se të qeshë.
Të kujtojmë se Ermal Mamaqi ka qenë autor edhe i filmit tjetër të zhanrit komedi “Dy gisht mjaltë”, i cili në maj të vitit të kaluar ka korrur sukses të madh në kinematë e Zvicrës. Albinfo.ch ka qenë po ashtu partnere mediale e filmit në fjalë.
Mamaqi në skenën e kinamasë ka prezantuar disa nga aktorët kryesorë të filmit, të pranishëm në skenë. Fjalën e kanë marrë: Bruno Shllaku, Mariana Kondi, Arjola Demiri, Enca Haxhia dhe Irgen Cela.
Subjekti i filmit shtjellohet rreth Landit, një djalë nga Tirana, me gjendje të mirë dhe me ambicie për të marrë një post drejtues në një bankë të madhe. Një emërim që i bën drejtori i tij për të shkuar në filialin e bankë në Tropojë, e nxjerr nga binarët jetën e qetë të Landit nga kryeqyteti. Kaosi dhe skenat e shumta komike përshkojnë nga aty e tutje jetën e Landit dhe rrjedhën e filmit.
Filmi, si komedi që është, karakterizohet nga situata të shumta komike, nga batuta që u referohen paragjykimeve mbi veriun dhe Tropojën, të parë nga perspektiva e “metropolit”. Po ashtu, zakonet prapanike të veriut, ndonëse të ekzagjeruara, goditen në shumë sekuenca të filmit.
Filmi cilësohet edhe për fotografi të mirë, me skena nga bukuritë natyrore të Tropojës dhe me pamje të bukura të valleve me veshje kombëtare të zonës.
Premiera e dytë me praninë e aktorëve, do të mbahet sonte, me fillim në orën 19 në “Pathe” Spreitenbach, (AG).
(Fotot: Rromir Imami)
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?




















