Integrimi
Pritje për ambasadorin Elezi në përfundim të misionit
Me 9 nëntor 2013, Ambasada e Kosovës ka organizuar një pritje për nder te Ambasadori të Shqipërisë, Mehmet Elezi, i cili përfundon këtyre ditëve mandatin e tij në Zvicër
Ne mesin e bashkatdhetarëve të pranishëm ishin të përfaqësues të ndryshëm të shoqatave shqiptare në Zvicër, afaristë të suksesshëm, aktivistë dhe studentë.
Para të pranishmeve, Ambasadori Malaj falënderoj diplomatin nga Shqipëria për bashkëpunimin e ngushtë të treguar gjatë mandatit të tij, dhe ka theksuar vendosmërinë e tij për te lobuar për Kosovën në të gjitha qarqet diplomatike të të gjitha niveleve.
“Po ashtu përmendi edhe mobilizimin e tij për te kundërshtuar akuzat e përmendura në raportin e Dick Marty”, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Bernë.
“Para të pranishme është shprehur deputetja e kantonit te Luzernit, Ylfete Fanaj, Drejtori i ISEAL (Instituti për Studime Shqiptare) Driton Kajtazi , si dhe gazetari Rexhep Rifati, të cila rikujtuan mbështetjen e Ambasadorit për avancimin e shoqërisë shqiptare në Zvicër, kontributin e tij për integrimin e komunitetit shqiptar, si dhe roli e tij për promovimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në shtetin në të cilin ai e ka përfaqësuar Shqipërinë”, thuhet më tej në njoftim.
Ambasadori Elezi, duke falënderuar te pranishmit, përmendi që ka qenë me fat që ka ushtruar detyrën e ambasadorit në Zvicër, dhe që ndihet krenar për diasporën shqiptare në këtë shtet, për suksesin e saj dhe për perspektivat e saj në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













