Lajme
Pritje të gjata në pikën kufitare te Dheu i Bardhë
Fluks në pikat e kalimit kufitar, serish pritje të gjata te Dheu i Bardhë
Qendra e Menaxhimit kufitar raporton se edhe në orët e mbrëmjes vazhdojnë kolonat për hyrje në disa nga pikat e kalimit kufitar në Kosovë, njofton albinfo.ch.
Pritjet më të gjata janë Te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, ku janë krijuar kolona deri në 500, përkatësisht 200 metra për të hyrë brenda territorit të Kosovës, ndërsa kolona në dalje të këtyre dy kalimeve kufitare janë 150, përkatësisht 70 metra.
Për të hyrë Te Dheu i Bardhë udhëtarët duhet të presin 55 deri në 60 minuta, ndërsa për të dalë 30 deri 40 minuta. Ndërkaq në Muçibabë pritjet janë 25-30 minuta, ndërsa në dalje 5-10 minuta.
Në pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, të cilat janë hapur për qarkullim në orët e mbrëmjes pas mbylljes për shkak të bllokadës së serbëve lokalë, pritjet për të hyrë janë 15 deri në 20 minuta, ndërsa në dalje 5 minuta dhe nuk ka kolona në asnjërën nga këto dy pika të kalimit kufitar.
Ndërkaq në Merdar nuk ka kolona dhe pritjet e udhëtarëve për hyrje-dalje në këtë pikë të kalimit kufitar janë 3 deri në 5 minuta.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













