Kosova
Prizren: Suspendohet polici që nuk reagoi ndaj sulmit të protestuesve ndaj gazetarit
Një zyrtar policor në Prizren është suspenduar për 72 orë, teksa Policia përmes një komunikate ka njoftuar se i njëjti është suspenduar pasi nuk ka reaguar në mënyrë profesionale në rastin e sulmit ndaj një gazetari në Prizren, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq lidhur me sulmin nga protestuesit, është arrestuar një person, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Dje, më datë 11.08.2023 në Prizren është organizuar një protestë kundër disa performancave në DokuFest, një festival ndërkombëtar tradicional i filmave dokumentarë që mbahet në Prizren. Në atë rast nga protestuesit një gazetar është sulmuar dhe është penguar në kryerjen e detyrës së tij. Lidhur me këtë policia në konsultim me prokurorin ka iniciuar rast ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’. Lidhur me rastin është identifikuar një i dyshimtë, i cili pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë analizuar veprimet policore të policëve që ishin në vend ngjarje gjatë incidentit.
“Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimin dhe sugjerimin nga IPK, me qëllim të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një rreshter policor nga Stacioni Policor Prizren”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













