Lajme
Prizreni me asociacion turistik
Asociacioni Turistik i rajonit (Prizren) jugor parashikon kultivimin dhe zhvillimin e turizmit në këtë pjesë të Kosovës
Përfaqësuesit e institucioneve lokale në Prizren dhe ata të Bashkimit Evropian që janë të akredituar në Kosovë kanë përuruarën këtë komunë, Asociacionin Turistik të rajonit jugor, i cili parashikon kultivimin dhe zhvillimin e turizmit në këtë pjesë të Kosovës. “Themelimi i këtij Asociacioni ka rëndësi të veçantë ngase rajoni i Prizrenit posedon vlera atraktive për turistët vendorë dhe të huaj dhe shpalosja e duhur e këtyre vlerave mundëson edhe promovimin e imazhit pozitiv të Kosovës”, ka thënë Christoph Stock, shefi i Operacioneve në kuadër të Zyrës së BE-së në Prishtinë.
Ai, siç raporton Koha, ka shprehur bindjen se në saje të funksionimit të kësaj zyre do të mundësohet ndërlidhja mes bizneseve të vogla e institucioneve që merren me turizmin, duke i ofruar shërbime më të mira vizitorëve të rajonit jugor.
Prizreni është njëri ndër qytete më të bukura të Kosovës në cilën gërshetohet historia orientale dhe ajo kombëtare e shqiptarëve. Po ashtu me ligjin e ri, qendra e këtij qyteti që ka edhe rëndësi teologjik, për faktin se brenda një harku të ngushtë janë të ndërtuar xhami e kisha që kanë vlera arkeologjike. Po ashtu Prizreni është vendi ku 130 vjet më parë është mbajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













