Shkurt.ch
Probleme zvicerane, e japin falas gjelin, pasi ua prish gjumin
Ata e kanë vënë një shpallje, duke thënë se e japin gjelin falas, derisa fqinjët janë ankuar edhe në gjykatë
Pasi nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje dhe kanë shumë ankesa, një çift në Säriswil të Zvicrës, ka bërë një shpallje të pazakonshme, përcjell albinfo.ch.
Pasi ua prish gjumin dhe ka një zë shumë të lartë, çifti e ka bërë një shpallje të pazakonshme, duke e dhënë gjelin falas, shkruan “20min”.
Zëri i tij është cilësuar si shumë i lartë dhe po i pengon edhe fqinjët, që nuk dëshirojnë të zgjohen në pesë të mëngjesit me zërin e tij.
Madje, fqinjët, rastin e kanë paraqitur edhe në gjykatë, duke thënë se u pengon.
Dy gjela të tjerë ishin vrarë, kurse ky kishte mbetur për t’u përkujdesur për pulat, përcjell tutje albinfo.ch.
Shpallja që dhjetë ditë ndodhet në fshatin zviceran, megjithatë, askush deri më tani nuk është lajmëruar, edhe pse pronarët janë të bindur se dikush do të vjen.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











