Lajme
Procedura korrekte për azilkërkuesit
Amnesty International” dhe Organizata Zvicerane për Refugjatë (SRC) kanë paraqitur një plan nëntë pikësh në Bernë, me të cilin kërkojnë procedura të ndershme, transparente dhe humane për azilantët në Zvicër.
Sipas tyre, procedurat e azilit nuk do të duhet të konsiderohen vetëm si instrument për menaxhimin e migracionit, por edhe të mbrojtjes së refugjatëve.
“Politika megjithatë duhet të dalë nga “rrethi vicioz për rishikimin e ligjit të azilit dhe lansimit të referendumit kundër tyre”, thuhet në një deklaratë të “Amnesty International” dhe “SRC.”
“Shtrëngimi i vazhdueshëm nuk ka dhënë asnjë efekt parandalues”, tha drejtoresha e “Amnesty International”, Manon Schick.
Përkundrazi, sipas “Amnesty International” kishte vetëm pasoja negative për refugjatët dhe integrimin e tyre në Zvicër.
Për ndryshimin e procedurave të azilit, “Amnesty International” dhe “SRC” kanë konkretizuar një plan prej nëntë pikash, të quajtur: “Tani është koha”.
Sipas këtij plani, nuk duhet të trajtohen me prioritet vetëm rastet e pashpresë, por rastet që kanë dhënë rezultate pozitive. Kështu mundësitë e integrimit për të prekurit do të rriten.
Me këtë plan dy organizatat kërkojnë procedura të shkurtra dhe ndihmë juridike profesionale për azilkërkuesit.
Kërkesat e tjera kanë të bëjnë me kthimin e këshillimin. Sipas tyre duhet të evitohet deportimi, paraburgimi në pritje dhe dëbimet me forcë.
Po ashtu sipas “Amnesty International” dhe “SRC” prania e vazhdueshme e shoqërisë civile në zbatimin e procedurave të azilit do të rrisë transparencën.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











