Tematike
Procedurat e azilit “fast track” zgjerohen edhe për Guinenë
Përvoja tregon se njerëzit nga Guinea kanë pak nevojë për mbrojtje sipas ligjit për azil. Në vitin 2016, shkalla e njohjes (e azilit) ishte 0% dhe shkalla e mbrojtjes (e azilit dhe e pranimeve të përkohshme) prej rreth 2%
Guinea është një nga vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve në Zvicër. Që nga vera e 2016-ës, numri i kërkesave për azil nga shtetasit e Guinesë është rritur. Por, përvoja tregon se këta njerëz kanë nevojë të pakët për mbrojtje. Për këtë arsye, Sekretariati i Shtetit për Migrim ka vendosur më 21 shkurt 2017 të zbatojë procedurën e shpejtë (fast track) për azilkërkuesit nga Guinea. Kjo procedurë ka për qëllim të trajtojë më shpejt kërkesat e pabaza për azil nga njerëzit e vendeve, ku shkalla e njohjes për azil është e ulët.
Zvicra ka shënuar një rritje të qëndrueshme të kërkesave për azil nga shtetasit e Guinesë që prej gjysmës së dytë të vitit 2016. Vitin e kaluar, 900 persona nga Guinea kanë aplikuar për azil në Zvicër (2015: 274 kërkesa). Me 120 aplikime gjatë muajit janar 2017, Guinea merr vendin e dytë të origjinës së azilkërkuesve në Zvicër. Kjo është e lidhur me numrin e madh të shtetasve guineas që kanë arritur në Italinë jugore që nga mesi i vitit 2016.
Përvoja tregon se njerëzit nga Guinea kanë pak nevojë për mbrojtje sipas ligjit për azil. Në vitin 2016, shkalla e njohjes (e azilit) ishte 0% dhe shkalla e mbrojtjes (e azilit dhe e pranimeve të përkohshme) prej rreth 2%.
Efekti i qëndrueshëm i procedurave të përshpejtuara
Në vitin 2012 Sekretariati i Shtetit për Migrim (SEM) prezantoi procedurën e përshpejtuar të kërkesave të pabaza për azil, e cila zhvillohet për aplikimet për azil të paraqitur nga personat nga vendet evropiane që nuk kanë detyrim për vizë (duke përfshirë edhe Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë dhe Maqedonin), si dhe Kosovën dhe Gjeorgjinë. Sa i përket procedurës së përshpejtuar, ajo ka qenë deri më tani e aplikuar për shtetasit e Marokut, Nigerisë, Tunizisë, Algjerisë, Gambisë dhe Senegalit. Trajtimi prioritar dhe i përshpejtuar i kërkesave për azil ka mundësuar zbritjen e qëndrueshme të numrit të aplikacioneve të reja nga shtetasit e vendeve, për të cilat nevoja e mbrojtjes është e pakët.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












