Shkurt.ch
Procedurat e shkurtuara të azilit rezultojnë të suksesshme
Me procedurën e shkurtuar është arritur të trajtohen më tepër lëndë ose kërkesa azili se që është pritur më parë, njofton Zyra Federale për Migracion (BFM)
Nga janari i këtij viti, një qendër federale azili në Cyrih, e hapur rishtas, ka shërbyer si qendër testuese për jetësimin e praktikës së re, të procedurave të shkurtuara të azilit. Pas pesë muaj funksionimi, autoritetet kanë ardhur në përfundimin se qendra ka qenë investim i qëlluar, respektivisht, testimi ka rezultuar i suksesshëm.
Madje, me procedurën e shkurtuar është arritur të trajtohen më tepër lëndë ose kërkesa azili se që është pritur më parë, njofton Zyra Federale për Migracion (BFM).
Praktika e re ka treguar se vendimet e shkallës së parë atakohen më rrallë se sa në procedurat e rregullta. Një rol të rëndësishëm në këtë sukses luan fakti se azilkërkuesit në këtë qendër që nga fillimi përcillen nga këshilltarë juridikë, të cilët janë të informuar mirë lidhur me hapat konkretë proceduralë, përfundon BFM.
Faza testuese në qendrën e re federale të azilit në Cyrih do të vazhdojë deri në fund të muajit shtator të vitit 2015.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












