Lajme
Prodhimet vendore, cilësi pa standarde
Bizneset në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Disa përfaqësues kanë deklaruar se në mungesë të infrastrukturës së nevojshme, shumë herë produktet e tyre nuk mund të jenë konkurrente në treg.
Kompania “Pestova” në Vushtrri, e cila merret me kultivimin e patates, ka prezantuar produktet në panairin shitës të prodhimeve ushqimore në Prishtinë. Përfaqësuesi i saj, Sokol Hajdari, thotë se mungon ende vetëdijesimi i nevojshëm i popullatës për të konsumuar produkte vendore, raporton Radio Evropa e Lirë.
Vështirësitë me të cilat përballen bizneset në Kosovë, kanë të bëjnë me furnizimin jo të qëndrueshëm me energji elektrike dhe me ujë. Barrierë për zhvillim të shpejtë është thënë të jetë edhe qasja e kufizuar në financa, si dhe normat e larta të interesit për kredi.
Se ekzistojnë vështirësi për veprimtarinë e bizneseve pohon edhe kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku. Megjithatë, ky i fundit i kritikon ato për cilësinë e dobët të produkteve që fusin në treg.
Bizneset kosovare vazhdimisht janë ankuar për ambient të pafavorshëm biznesor. Por, deri më tani nuk është bërë diçka konkrete në këtë drejtim, ndërkohë që edhe prodhuesit vendorë janë kritikuar për prodhime jocilësore.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












