Lajme

Prodhimi i energjisë së ripërtërishme në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria, e para, Kosova, e fundit

Eurostat ka publikuar disa matje, në bazë të të cilave tregohet se sa prodhohet energji elektrike nga burimet e ripërtërishme në vende të ndryshme.

Sipas metodologjisë së përdorur nga Eurostat, vendet që prodhojnë energji elektrike nga burimet e ripërtërishme sesa që konsumojnë, mund të kalojnë vlerën e 100 për qind.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, Kosova është e fundit në këtë listë, me vetëm 6.7 për qind energji elektrike të prodhuar nga burime të ripërtërishme, ndërsa Shqipëria e para me 103 për qind.

Mali i Zi zë vendin e dytë me 63.2 për qind, i pasuar nga Serbia me 38.1 për qind, përcjell REL.

Më pas vjen Bosnjë e Hercegovina me 35.8 për qind dhe Maqedonia e Veriut me 24.5 për qind.

Mesatarja e prodhimit të rrymës nga burimet e ripërtërishme në Evropë është 41.2 për qind. Suedia prodhon 83.8 për qind të rrymës përmes këtyre burimeve, Austria 74.7 përqind dhe Danimarka 77.2 për qind, transmeton albinfo.ch.