Lajme
Prodhimi i naftës në Shqipëri rritet
Duke parë koston që ka transporti i naftës nga vendet e origjinës ka bërë që prodhimi i naftës bruto në Shqipëri të rritet muajve të fundit
Gazeta “Shqip”, shkruan se prodhimi mesatar i naftës gjatë tremujorit të tretë arriti në 13700 fuçi në ditë, me rritje 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa falë rritjes së çmimit mesatar të shitjes, të ardhurat u rritën me 122 për qind, njoftoi kompania “Bankers Petroleum”.
Të ardhurat e kompanisë për periudhën janar-shtator arritën në 251 milionë dollarë. Gjatë ditëve të fundit prodhimi ka shënuar kulmin në 14700 fuçi. Mësohet se një pjesë e kësaj naftë eskportohet nga kompanitë në tregun rajonal ndërsa pjesa tjeter shitet në tregun vendas.
Sipas specialistëve rezerva që ka Shqipëria me arin e zi mund të shkojë deri në vitet 2025. Prodhimi i naftës në vend shënoi kulmin në vitin 1976, kur u prodhuan rreth 2.6 milionë tonë. Aktualisht prodhimi vjetor është rreth 600-700 mijë tonë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve











