Kosova
Prodhuesit kosovarë të përpunimit të drurit “pushtojnë” tregun evropian
Kompanitë Palma, Albed dhe Berto do të marrin pjesë në panairin IMM që mbahet në datat 15 – 21 janar 2018
Gjatë janarit 2018, dhjetë prodhues kosovarë nga industria e përpunimit të drurit do të prezantojnë produktet dhe zgjidhjet e tyre për enterier në dy prej panaireve më të mëdha evropiane të kësaj industrie.
Është hera e dytë që Kosova prezantohet në panairin IMM Këln (Gjermani) dhe Swissbau në Basel (Zvicër), shkruan albinfo.ch.
Kompanitë Palma, Albed dhe Berto do të marrin pjesë në panairin IMM që mbahet në datat 15 – 21 janar 2018. Në panairin IMM, furnizuesit dhe vendimmarrësit nga tregjet më të mëdha të sektorit të dizajnit të enterierit nga e gjithë bota përcaktojnë të ardhmen e këtij biznesi.
Në IMM, kompanitë kosovare do të prezantojnë produktet e tyre, si: kuzhina, dhoma të fjetjes, divanë, tryeza, karrige dhe elemente të ndryshme për enterier.
Ndërsa shtatë kompani të tjera nga Kosova: Shehu, Lesna, Elnor, Greenhouse, Koba, Graniti dhe Binni do të ekspozojnë produktet e tyre të ndryshme nga druri në panairin Swissbau që mbahet në datat 16 – 20 janar 2018. Ky është panairi kryesor për industrinë e drurit dhe të ndërtimtarisë në Zvicër.
Në “Swissbau” të Zvicrës, kompanitë kosovare do të ekspozojnë një gamë të gjerë të produkteve, si: dyer, dritare, kuzhina, shkallë prej druri, elemente të drurit për enteriere dhe produkte të tjera.
“Prodhuesit kosovarë po e arrijnë me sukses synimin e tyre që të jenë të pranishëm në tregun evropian, me produktet dhe cilësinë që ofrojnë,” thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës. “Pjesëmarrja në këto panaire është e një rëndësie strategjike për kompanitë dhe për industrinë e drurit të Kosovës, pasi shërben si prezantim dhe pikë hyrjeje në këtë treg”.

Historitë e suksesit nga pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare të industrisë nuk mungojnë. Në vitin 2016, kompania SHEHU mori pjesë për herë të parë në panairin Swissbau që mbahet çdo dy vjet. Atje, SHEHU krijoi kontakte me një prodhues zviceran të shtëpive prej druri. Tani, SHEHU është furnizuesi kryesor me shkallë prej druri të prodhuara në Kosovë për kompaninë zvicerane Cre-Habitat.
“Ndjehem krenar që shkallët e prodhuara në Kosovë gjendet në shtëpitë zvicerane. Është shenjë e besimit në cilësinë që ofrojmë ne” thotë Kreshnik Shehu, pronar i kompanisë SHEHU, përcjell albinfo.ch.

Pjesëmarrja e dhjetë kompanive në këto dy panaire mbështetet nga :Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), USAID dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Mbështetja koordinohet nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës SHPDK.
Më shumë info:
https://www.facebook.com/albinfo.ch/photos/a.446144998758220.97867.154597187913004/1654399397932768
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











