Kosova
Produktet e kompanive nga Kosova promovohen në SHBA
Raportohet se tetĂ« kompani nga Kosova, me pĂ«rkrahjen e MinistrisĂ« sĂ« IndustrisĂ«, NdĂ«rmarrĂ«sisĂ« dhe TregtisĂ« (MINT), pĂ«rkatĂ«sisht AgjencisĂ« pĂ«r Investime dhe PĂ«rkrahjen e NdĂ«rmarrjeve nĂ« KosovĂ« (KIESA), nga data 24 qershor po marrin pjesĂ« nĂ« panairin âSummer Fancy Food Show 2023â, qĂ« po mbahet nĂ« New York tĂ« SHBA-sĂ«, pĂ«rcjell albinfo.ch.
Në hapësirën prej 72 m2, të cilën e ka siguruar MINT/KIESA, kompanitë nga vendi ynë: CAMEL, EGI GROUP, ERC TRADE, FRESH CO, FRUTEX LLC, HAPPY, ROYAL PAPER CUPS dhe STONECASTLE WINE, po i promovojnë produktet e tyre para pjesëmarrësve të shumtë në këtë panair.
Vizitorët po njoftohen për së afërmi me produktet e kompanive tona, siç janë: çokollata të llojeve të ndryshme, prodhime konditorike, lloje të ndryshme të biskotave, shpageta, makarona, brumëra të ndryshëm, pije joalkoolike etj.
Gjatë panairit përfaqësuesit e kompanive kosovare po zhvillojnë edhe kontakte me pjesëmarrës dhe blerës potencial me qëllim të krijimit të bashkëpunimit, rritjes së prodhimit dhe të eksportit.
âSummer Fancy Food Show 2023â, njihet si njĂ« ndĂ«r panairet mĂ« tĂ« mĂ«dhenjĂ« nĂ« SHBA i dedikuar ekskluzivisht pĂ«r ushqimet dhe pijet e specializuara.
SHBA është një ndër partnerët kryesorë të Kosovës, si në fushën e IHD-ve, ashtu edhe në fushën e shkëmbimeve tregtare.
Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, IHD-të nga SHBA gjatë vitit 2021 ishin 63.7 milionë euro dhe në vitin 2022 kishte rritje për 46% duke arritur vlerën prej 93 milionë euro.
Eksporti i mallrave të Kosovës në SHBA në vitin 2021 ishte 123.5 milionë euro dhe në vitin 2022 kishte rritje prej 10.52% apo duke arritur vlerën prej 136.5 milionë euro. Kurse importi nga SHBA në Kosovë gjatë vitit 2021 ishte në vlerë 94 milionë euro, duke shënuar ulje në 72 milionë euro në vitin 2022.
Panairi âSummer Fancy Food Show 2023â mbahet nĂ«: Location in Level 3â167, 169, 171, 173, 175, 177, 179 dhe 181- International Pavilion in Javits Center, 655 West 34th Street, Manhattan, New York City 10014, SHBA, dhe Ă«shtĂ« i hapur deri mĂ« 27 qershor 2023.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta pĂ«rfaqĂ«sojĂ« ShqipĂ«rinĂ« nĂ« âEuropean Shooting Stars 2026â Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorĂ«/aktore nga 37 vende tĂ« EvropĂ«s, tĂ« cilĂ«t konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











