Lajme
Produktet nga Kosova ekspozohen në SHBA
Bëhet e ditur se me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), katër kompani nga Kosova kanë marrë pjesë në panairin “PLMA’s 2022 Private Label Trade Show”, që u mbajt në Rosemont Convention Center në Chicago, Ilinois, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga data 13 deri 15 nëntor, përcjell albinfo.ch.
Në këtë panair kompanitë vendëse: Egi Group, Hit Flores, Kosova Wine, Camel, kanë promovuar produktet e tyre nga sektori i ushqimit dhe pijeve: çokollata të ndryshme, prodhime konditorike, lloje të ndryshme të biskotave, shpageta, makarona dhe brumëra të ndryshëm, fruta mali të ngrira e të thata, bimë mjekuese aromatike, kërpudha, dredhëza, prodhime EKO dhe organike, pije alkoolike etj.
Të gjitha këto lloje të prodhimeve janë ekspozuar në hapësirën prej 36 m2 në North Hall, të cilën e ka siguruar MINT/KIESA.


E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











