Lajme
Produktet zvicerane të kërkuara në Kosovë
Produkti zviceran “Battery Station”, përmes të cilit mundësohet mbushja baterive të telefonave mobilë po shtrihet çdo ditë e më shumë nëpër tërë Kosovën
Çdo gjë që është prodhuar në Zvicër konsiderohet e kualitetit të lartë, prandaj edhe produktet e prodhuara në shtetin helvetik kanë zënë të shtrihen nëpër territorin e Kosovës. Së fundit, ajo që bije në sy janë “Battery Station”, përmes të cilit mundësohet mbushja e baterive të telefonave mobilë nëpër qendra tregtare dhe nëpër kafene.
Po ashtu ky aparat i prodhuar në Zvicër e ka mundësinë e reklamimit të firmave të ndryshme.
Deri më tani, që nga hyrja në funksion e këtij produkti, janë vendosur 10 aparate nëpër qendra të ndryshme në Kosovë, duke filluar nga Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Ferizaj.
Kjo pajisje është vendosur në disa lokale të gastronomisë dhe qendra të ndryshme rekreativo – sportive dhe në aeroport, shkruan telegraf.
Sipas sistemit matës “RSS”, përmes të cilit verifikohet numri i përdoruesve të telefonave që e kanë përdorur “Battery Station”, për t’i mbushur karrikuesit (bateritë), prej datës 1 tetor deri me 26 nëntor të këtij viti, rezulton se pajisja është përdorur nga 12 mijë 750 persona.
Ndryshe, kjo pajisje ia lehtëson përdoruesve të telefonave mobil barrën e mbajtjes së karikuesve me veti, sepse në “Battery Station” iu mundësohet që ta mbushni telefonin, duke pirë kafe në ndonjë lokal, duke kryer ushtrime sportive apo duke ngrënë ushqim, etj. Kjo konsiderohet një aparat shumë modern dhe shumë efikas për telefonat e “mençur”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













