Shqipëria
Produktiviteti në punë: Shqipëria, ndër më të ulëtin në Evropë
Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Serbia, me 20.6 dollarë, Bosnjë e Hercegovina, me 21.5 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 22.7 dollarë, dhe Mali i Zi, me 25.8 dollarë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se produktiviteti i punës ka shfaqur sinjale përmirësimi në tremujorin e parë të këtij viti, duke ndikuar në uljen e treguesit të kostos së punës për njësi në ekonomi.
Megjithatë, statistikat krahasuese tregojnë se Shqipëria vazhdon të ketë nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në rajon dhe një ndër më të ulëtit në Evropë. Përgjithësisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për të.
Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 5.8% krahasuar me vitin 2022, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ngelet i konsiderueshëm.
Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Serbia, me 20.6 dollarë, Bosnjë e Hercegovina, me 21.5 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 22.7 dollarë, dhe Mali i Zi, me 25.8 dollarë.
Vetëm pak vende të Evropës Lindore, si Moldavia apo Ukraina kanë produktivitet të punës më të ulët se Shqipëria.
Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në asete fikse, përdorimi i teknologjive të reja në prodhim dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës. Një produktivitet i ulët në punës në përgjithësi shpjegohet me faktorët e mësipërm, çka nënkupton se ekonomia shqiptare mund të ketë nevojë për më shumë investime në teknologji, por në cilësinë dhe formimin e burimeve njerëzore.
Në dekadat pas rënies së komunizmit, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në ekonominë shqiptare.
Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet nuk kanë investuar shumë në makineri, pajisje dhe teknologji të reja, çka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.
Problem tjetër për ekonominë shqiptare duket se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor dhe sidomos mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës kanë thelluar hendekun e aftësive. Shpesh sipërmarrësit ankohen se, në rastet kur iu nevojiten punonjës, detyrohen t’i trajnojnë vetë. Edhe kjo ka një kosto në terma të produktivitetit.
Në teori, rritja e produktivitetit është një nga parakushtet për rritjen e standardit të jetesës. Kur një ekonomi rrit produktivitetin, ajo prodhon më shumë për njësi kohë pune. Rritja e produktivitetit sjell më shumë të mira dhe shërbime për konsum, pa shtuar presionet për rritjen e çmimeve.
Por, në vitet e fundit, ekonomia shqiptare po përballet me mungesë të forcës së punës, që ka nxitur rritje të pagës mesatare me ritme të shpejta. Rritja e pagave mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













