Lajme
Profesori britanik: Nuk po bëhet mjaftueshëm për të kontrolluar AI
Një nga profesorët “në ballë” të Intelegjencës Artificiale ka thënë se ministrat nuk po bëjnë sa duhet për të mbrojtur nga rreziqet e makinave super-intelegjente në të ardhmen.
Në kontributin e fundit në debatin rreth sigurisë së zhvillimit gjithnjë e më të shpejtë të AI, profesori britanik, Stuart Russell, i tha Times se qeveria hezitonte të rregullonte industrinë, pavarësisht shqetësimeve se teknologjia mund të dilte jashtë kontrollit dhe të kërcënonte të ardhmen e njerëzimit, përcjell Telegrafi.
Russell, një pedagog në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ish-këshilltar i qeverive të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, tha për Times se ishte i shqetësuar se ChatGPT, i cili u publikua në nëntor, mund të bëhej pjesë e një makinerie super-intelegjente që nuk mund të kufizohej.
Pas daljes së ChatGPT vitin e kaluar, i cili është përdorur për të shkruar prozë dhe tashmë ka shqetësuar pedagogët dhe mësuesit për përdorimin e tij në universitete dhe shkolla, debati është intensifikuar për sigurinë e tij në planin afatgjatë.
Ndërkohë Elon Musk, themeluesi i Tesla-s dhe pronari i Twitter-it, dhe bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, së bashku me 1000 ekspertë të AI, shkruan një letër për të paralajmëruar se kishte një “garë jashtë kontrollit” që po ndodhte në laboratorët e AI dhe bënë thirrje për një pauzë në krijimin e AI në shkallë të gjerë.
Letra paralajmëronte se laboratorët po zhvillonin “mendje dixhitale gjithnjë e më të fuqishme që askush, madje as krijuesit e tyre, nuk mund t’i kuptojnë, parashikojnë ose kontrollojnë me besueshmëri”.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












