Integrimi
Projekti “kosovar”, kandidat për çmimin e integrimit
Në tetor të vitit 2013, 20 të rinj nga Laufenburgu (Gjermani dhe në Zvicër) kishin qenë në Kosovë në një turnir në futboll rruge, ku i kishin bërë bashkë të rinjtë shqiptarë dhe serbë
Një projekt që një qendër e rinisë në Laufenburg (qytet i ndarë në të dy anët e kufirit Gjermani-Zvicër) e ka realizuar me të rinjtë shqiptarë, serbë dhe gjermanë e zviceranë është nominuar për çmimin për integrim në landin Baden-Württemberg. Bëhet fjalë për projektin “Streetsoccer for Peace” (futboll rruge për paqe), të drejtuar nga kujdestari i të rinjve Balder Wentzel. Çmimi për të cilin është bërë nominimi mban emrin “Dein Ding” (puna jote).
Wentzel në tetor të vitit 2013 bashkë me 20 të rinj nga të dy qytetet me emrin Laufenburg (në Gjermani dhe në Zvicër) me rrethina kishte organizuar në Kosovë një turnir në futboll rruge. Me atë rast ai kishte bërë bashkë edhe të rinjtë shqiptarë dhe serbë atje.
Ideja për këtë turnir që përmes futbollit dhe muzikës të bashkohen të rinjtë e përkatësive të ndryshme, siç shkruan “aargauerzeitung.ch”, kishte ardhur nga një i ri kosovar që jeton në Laufenburg. Ndeshjet e zhvilluara në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë kishin rrjedhur në një atmosferë shumë paqësore dhe i kishte dalluar një korrektësi e madhe.
Gjatë qëndrimit njëjavor në Kosovë, të rinjtë nga Laufenburgu kishin përjetuar mikpritjen shembullore si nga shqiptarët ashtu dhe nga serbët e atjeshëm.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











